Duplex në Vlorë, 2.5km larg Lungomare
Ndodhet në rrugën “Dhimitër Konomi”, vetëm 400m larg bregdetit të mahnitshëm të Vlorës.
Karakterizohet nga një ambient komod, i arreduar sipas stilit modern me materialet më cilësore në treg.
Mobiliet elegante me ngjyra të ngrohta pastel, dritaret e mëdha, kuzhina e vogël por e këndshme, ju ofrojnë një ambient në tjetër dimension, të rehatshëm.
Nuk mungojnë as sistemi i kondicionimit dhe kuzhina e pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme.
Kopshti i vogël i pozicionuar në hyrje ju mundëson të kaloni momentet tuaja të relaksit, të organizoni barbeque me familjen tuaj. Nuk mund të mungoje as hapësira për vend parkimi.
Sipërfaqja: 47m2+16m2
1 dhomë gjumi
1 dhomë ndenje+ kuzhinë
1 tualet
Ndërtesa ndodhet në një zonë të qetë, ideale për jetën e përditshme dhe për të kaluar pushimet tuaja verore. Në afërsi të saj ndodhen një sërë dyqanesh, bar-restorante, park, supermarket dhe jo vetëm.