Duplex në Vlorë, 2.5km larg Lungomare
Ndodhet në rrugën “Dhimitër Konomi”, vetëm 400m larg bregdetit të mahnitshëm të Vlorës.
Ambienti që ju ofrohet është mikpritës e komod, i arreduar sipas stilit modern, kombinuar me ngjyrat e ngrohta të stinës së verës.
Mobiliet elegante, dritaret e mëdha dhe stili i arkitekturës së brendshme ju falin dritë natyrale dhe ofrojnë një ambient të gjallë e plot jetë.
Kopshti i vogël i pozicionuar në hyrje ju mundëson të kaloni momentet tuaja të relaksit.
Sipërfaqja: 40m^2+16m^2
2 dhoma
1 tualet
1 ballkon
1 holl
Ndërtesa ndodhet në një zone të qetë, ideale për jetën e përditshme dhe për të kaluar pushimet tuaja verore. Në afërsi të saj ndodhen një sërë dyqanesh, bar-restorante, park, supermarket dhe jo vetëm.
Description: