Apartament i ri i stilit modern në zemër të Tiranës, vetëm 350m larg nga Sheshi Skënderbej.
Ndodhet në katin e fundit të një pallati 4-katësh në hyrje të Rrugës së Durrësit.
Arkitektura e apartamentit është bazuar në një stil modern, me materiale të cilësisë më të lartë.
Ngrohja është me sistem chiller të DAIKIN, marka më e mirë për sistem ngrohje-ftohje e projektuar me shumë kujdes, duke patur deri në 3 pajisje për sallon për të dhënë komoditet maksimal. Sistemi me energji diellore furnizon apartamentin me ujë të ngrohtë.
Tualeti është i kompletuar me kabinë hidromasazhi. Arredimi i thjeshtë e elegant krijon një ambient të ngrohtë e mikpritës.
Dizajni në tavan krijon një imazh artistik e të këndshëm Dritaret e mëdha i ofrojnë apartamentit ndriçim natyral dhe pamje nga qendra e kryeqytetit; ju mund të ndiqni çdo event apo koncert nga shtëpia juaj!
Pallati ndodhet i pozicionuar në në një shumëllojshmeri dyqanesh, ATM, bar-restorante.
Mbi të gjitha, institucionet kulturore si Muzeu Historik dhe Pallati i Operas ndodhen vetem pak metra larg. Ju mund të shfrytëzoni gjithashtu parkimin publik vetëm 30m larg ndërtesës.