Apartament 2+1, kati 7, pranë Akademisë së Marinës, Vlorë
Ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese në rrugën “Dhimitër Konomi”.
Apartamenti ju mundëson hapësirë të bollshme për ta arreduar sipas stilit dhe dëshirës suaj. Përfshin dy dhoma gjumi me dalje në ballkon, nga ku mund të shijoni kafenë tuaj të mëngjesit, si dhe i ofron dhomës pamje dhe ndriçim natyral. Gjithashtu, njëri nga ballkonet mundëson arredimin në mënyrë të tillë që të përdoret si studio.
Në apartament përfshihet dhe një tjetër dhomë, të cilën mund ta përdorni si dhomë ndenje.
Në këtë mënyrë, arkitektura e tij është ideale për një familje me fëmijë.
Sipërfaqja: 92.4 m2
2 dhoma gjumi
1 dhomë ndenje+ kuzhinë
2 ballkone
1 tualet
Ndërtesa ndodhet në një zonë të qetë, rreth 200m larg bregdetit të Vlorës dhe vetëm 500m larg Akademisë së Marinës. Pranë saj ndodhen dyqane të ndryshme, farmaci, supermarket, bar-restorante dhe jo vetëm.